Sport

Infantino: “Lufta nuk është zgjidhje. Konfliktet zgjidhen me dialog!”

6 Maj 2021, 08:45 Nga DOSJA
Infantino: “Lufta nuk është zgjidhje. Konfliktet zgjidhen me

ZVICER – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino kërkon të shmangë konfliktin midis UEFA-s dhe klubeve që tentuan të krijojnë Superligën e Europës. Numri një i futbollit botëror bën apel të ulen tonet midis palëve, duke këshilluar që konfliktet të zgjidhen përmes dialogut.

“Duhet të shmangim fjalën luftë, kur bëhet fjalë për futbollin. Sidomos në një kohë si kjo kur e gjithë bota po merret me një pandemi të pazakontë. Është detyrë e institucioneve kombëtare, pastaj e UEFA-s dhe më pas e FIFA-s, të marrin vendimet e duhura.

Edhe në situatat më delikate, unë jam për dialog dhe jo për konflikte. Një drejtues ka për detyrë të pyesë veten, pse ka ardhur e gjithë kjo dhe duke u nisur nga kjo pyetje, të ndërtojë një të ardhme tjetër, duke folur dhe dëgjuar të gjithë, veçanërisht tifozët, të cilët janë zemra e futbollit.

Disa sanksione mund të kenë pasoja të rëndësishme dhe atëherë ne duhet të marrim përgjegjësi për to. Duhet të kuptohet se për çfarë masash po flitet. Dëgjoj që klubet duhet të ndëshkohen, por kjo mund të nënkuptojë edhe dënimin e lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve të tyre, që nuk kanë asnjë lidhje me projektin e Superligës”,- ka deklaruar presidenti Infantino.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport gianni infantino presidenti i fifa-s superligën e europës uefa-s gianni infantino presidenti i fifa-s superligën e europës uefa-s

Sondazh

Poll