Sport

Nuk kanë braktisur akoma Super League-n, UEFA nis masat disiplinore ndaj klubeve “rebele”: Përjashtim dy vjet nga…

6 Maj 2021, 08:08 Nga DOSJA
Nuk kanë braktisur akoma Super League-n, UEFA nis masat disiplinore ndaj

EUROPË-Mos braktisja e projektit të Super League-s mund t’i kushtojë shtrenjtë Juventusit, Real Madrid, Milanit dhe Barcelonës me një përjashtim dy-vjeçar nga Champions League dhe Europa League.

ESPN raporton se UEFA do të ishte e gatshme të merrte masa të rrepta disiplinore kundër katër skuadrave ‘rebele’, pasi presidenti i saj Aleksander Ceferin tashmë kishte kërcënuar: “Kushdo që vazhdon të përfshihet në Super League nuk do të jetë në gjendje të luajë në aktivitetet e UEFA-s “.

Aktualisht kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin ka arritur marrëveshje me 6 klubet angleze dhe Atleticon e Madridit, dhe është në negociata edhe me Interin, që gjithçka të kalojë pa pasoja, duke qenë se këto skuadra braktisën idenë e Super Ligës shumë shpejt.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport super league uefa super league uefa

Sondazh

Poll