Sport

SKANDALOZE në fushën e blertë, futbollisti i Mirditës gjakos gjyqtarin e ndeshjes, stadiumi ‘blindohet’, por….

5 Maj 2021, 17:00 Nga DOSJA
SKANDALOZE në fushën e blertë, futbollisti i Mirditës gjakos

MIRDITË– Ndeshja Sopoti-Mirdita e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë në Grupin A është ndërprerë pasi një futbollist i ekipit mirditor ka goditur gjyqtarin kryesor të ndeshjes Klajdi Qëndraj duke e gjakosur.

Më pas, agresori është futur në dhomat e zhveshjes dhe nga dhomat e tualetit ka mundur të arratiset. Në vendin e ngjarjes, në stadiumin “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut, ku dhe po luhej ndeshja, kanë mbërritur efektivë të shumtë policie.

Por, kur efektivët kanë hyrë brenda në dhomat e zhveshjes futbollisti ia kishte ‘mbathur’ dhe nuk kanë mundur ta arrestojnë. Uniformat blu janë vënë në kërkim të lojtarit, ndërkohë që po merren në pyetje lojtarët dhe stafi i Mirditës. Gjyqtari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, librazhdiotët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-1 me gola të Mziut dhe Sejdinit.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport incident ne stadiumin e cerrikut incident ne stadiumin e cerrikut

Sondazh

Poll