Sport

Reagon FSHF: “Drejtësia do të mblidhet me urgjencë, ngjarja në Cërrik njollos futbollin shqiptar”

5 Maj 2021, 17:39 Nga DOSJA

TIRANE – “Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut. Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit Klajdi Qëndraj, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.

Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin. I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll”, – mbyllet deklarata për shtyp që ka shpërndarë FSHF-ja për mediat nëpërmjet rrjeteve sociale.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fshf grupi a në stadiumin e cërrikut sopoti-kf mirdita fshf grupi a në stadiumin e cërrikut sopoti-kf mirdita

Sondazh

Poll