Sport

Festa e titullit, hiqet zona e kuqe për 3000 tifozë zikaltër në “San Siro”

6 Maj 2021, 04:57 Nga DOSJA
Festa e titullit, hiqet zona e kuqe për 3000 tifozë zikaltër

ITALI – Bashkia e Milanos do të heqë zonën e kuqe për tifozët zikaltër këtë fundjavë. Të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “San Siro”, skuadra e Contes do të përballet me Sampdorian. Po këtë ditë, Interit do t’i dorëzohet edhe trofeu i kampionit të Italisë, një titull i pritur prej 11 vitesh nga zikaltrit.

Nisur nga festa e shfrenuar të dielën e kaluar në sheshin Duomo të Milanos, autoritetet lokale kanë marrë masat e tyre organizative për të mos krijuar shqetësime në qytet. Kësisoj është planifikuar një zonë prej rreth 15 mijë metrash katrorë pranë stadiumit “San Siro”, ku pritet të futen rreth 3000 tifozë zikaltër, të cilët do të marrin pjesë në festën e titullit kampion.

Autoritetet kanë marrë këtë vendim dhe u bëjnë bërë apel te tifo-grupet zikaltër që të respektojnë të gjitha dispozitat shëndetësore, pasi në të kundërt do të përballen me sanksione të ashpra. Gjithashtu është parashikuar një forcë policore e shtuar edhe përreth sheshit Duomo, ku gjithashtu pritet të ketë grumbullim njerëzish, si dhe në zona të tjera kyçe të qytetit të Milanos.

Vetë kryetari i bashkisë, Giuseppe Sala, ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë zonë të kuqe për tifozërinë, por thjesht një bashkëpunim mes autoriteteve, klubit të Interit dhe tifozëve zikaltër, që gjithçka në këtë fundjavë të titullit të shkojë sipas planifikimit.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 3000 tifozë zikaltër giuseppe sala kryetari i bashkise sheshin duomo skuadra e contes skuadra e interit trofeu i kampionit të italisë 3000 tifozë zikaltër giuseppe sala kryetari i bashkise sheshin duomo skuadra e contes skuadra e interit trofeu i kampionit të italisë

Sondazh

Poll