Sport

Zhvillim epokal në shtëpinë e Chelsea-t, bëhet skuadra e parë e Premier League që përfshin tifozët në mbledhjet e bordi

5 Maj 2021, 17:46 Nga DOSJA
Zhvillim epokal në shtëpinë e Chelsea-t, bëhet skuadra e

ANGLI-Zhvillim epokal në shtëpinë e Chelsea-t. Ndërsa skuadra e Tuchel po përgatitet të përballet me Realin në ndeshjen e dytë të gjysmëfinaleve të Champions League, klubi ka njoftuar një lajm të mrekullueshëm. Tifozët do të përfshihen gjithnjë e më shumë në zgjedhjet e klubit. Blutë në fakt kanë njoftuar se disa tifozë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në mbledhjet e bordit të klubit.

Ata që marrin pjesë në mbledhjet e bordit do të jenë në gjendje të sigurojnë që ndjenja e përgjithshme e tifozëve të merret parasysh në procesin e vendimmarrjes së klubit.Por nuk përfundon me kaq pasi atyre do t’u kërkohet të bëjnë edhe rolin e zëdhënësit për të bërë me dije qëndrimin e të gjithë tifozerisë blu, ndërsa për momentin ata nuk do të kenë të drejtë vote por në të ardhmen edhe kjo pikë mund të ndryshojë në favor të tyre.

Sipas kontratës, tifozëve do t’u kërkohet të nënshkruajnë një dokoment ku marrin përsipër të ruajnë privatësinë e detajeve delikate ndërsa në përfundim të katër takimeve ata do të paguhen me 2500 paund, shumë e cila do të shkojë për bamirësi.Kjo është hera e parë që një skuadër e Premier League hap dyert për tifozët, ndërsa në kategoritë inferiore, kjo është një kulturë shumë më e përhapur, madje në shumë klube vendimmarrësit e vërtetë janë tifozët.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport chelsea premier league chelsea premier league

Sondazh

Poll