Sport

Incidenti Sopoti-Mirdita, FSHF: E dënojmë dhunën e ndodhur, njollos futbollin

5 Maj 2021, 18:49 Nga DOSJA
Incidenti Sopoti-Mirdita, FSHF: E dënojmë dhunën e ndodhur,

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar dhunën e ndodhur ditën e sotme gjatë ndeshjes Sopoti-Mirdita, në stadiumin e Cërrikut. Në një njoftim në faqen zyrtare, të FSHF-së shkruhet se në lidhje me incidentin e ndodhur do të mblidhen me urgjencë të gjitha organet e drejtësisë, për të marrë vendimin e duhur. FSHF shkruan se kjo ngjarje e njollos të gjithë futbollit, si dhe u kanë bërë thirrje të gjithë drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve që të respektojnë rregullat, dhe të shmangin aktet e dhunshme.        

Njoftimi i FSHF:

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut. Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit. Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin. I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat ‘fair play’, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll”, deklaron FSHF.

Më parë gjatë zhvillimit të ndeshjes së Sopotit dhe Mirditës, një lojtar i kësaj të fundit ka goditur gjyqtarin e ndeshjes. Pas këtij aktij akti, ndeshja u pezulla. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fshf incident ne stadiumin e cerrikut fshf incident ne stadiumin e cerrikut

Sondazh

Poll