Sport

VIDEO/ 95 vjet pritje, skuadra shqiptare në Malin e Zi arrin objektivin madhor, do të luajë në finale të Kupës

5 Maj 2021, 21:35 Nga DOSJA
VIDEO/ 95 vjet pritje, skuadra shqiptare në Malin e Zi arrin objektivin

MALI I ZI- Disa javë më parë Shkëndija e Tetovës ishte skuadra që u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut. Skuadra tetovare është një histori suksesi në gjithë trojet shqiptare, ndërkohë në Malin e Zi duket se një tjetër skuadër shqiptare mund të lërë gjurmë.

Në qytetin e Tuzit është skuadra e Decic që po bën krenarë shqiptarët dhe arritja e fundit është finalja e Kupës së Malit të Zi ku do të përballet me kampionët në fuqi Buduçnost. Shqiptarët e Tuzit, arritën të triumfonin ditën e sotme, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Iskras me rezultatin 1-0, teksa sfida e parë përfundoi me rezultatin 0-0.

Pas këtij kualifikimi historik, një festë e jashtëzakonshme ka shpërthyer ne stadiumin e qytetit të Tuzit, ku tifozët shqiptarë krijuan një atmosferë elektrizuese. 95 vjet si klub, kjo është hera e parë që Deçiç arrin në finale, falë edhe investimeve nga presidenti i klubit Pal Dreshaj me origjinë shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport decic mali i zi decic mali i zi

Sondazh

Poll