Sport

Gazeta portugeze konfirmon largimin e Ronaldos nga Juventus, ja ku pritet ta mbyllë karrierën sulmuesi

4 Maj 2021, 14:47 Nga DOSJA
Gazeta portugeze konfirmon largimin e Ronaldos nga Juventus, ja ku pritet ta

ITALI-Cristiano Ronaldo dhe Juventus do të vazhdojnë deri në vitin 2022, por thashethemet rreth lamtumirës së tij po bëhen gjithnjë e më të forta. Lajmet e fundit që vijnë nga Portugalia janë vërtetë interesante.Sipas gazetës sportive Record, sulmuesi i Juventusit do të tundohej për një rikthim në atdheun e tij.

Ai do të donte ta përfundonte karrierën e tij atje dhe të luante mbi 40 vjeç dhe do ta bënte këtë me fanellën e Sporting Lisbonës. Cristiano, i cili jetoi  një sezon të lëkundur, ka dy aspekte që mund të ngrohë sulmuesin. 27 gola në kampionat dhe 100 realzime me fanellën e Juventusit.

Padyshim që Ronaldo ka ndër objektivat e tij edhe kualifikimin e Juventusit në Champions League, dhe në këtë aspekt është sfida e së dielës me Milanin që do të vendosë shumë.  Kupa prestigjioze mbetet tani i vetmi fiksim për Ronaldon dhe klubin që pas një sezoni të komplikuar ndodhet në udhëkryqin deçiziv, ku drejtimin mund ta vendosë sërish ai, Ronaldo.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport juventus ronaldo sporting lisbon juventus ronaldo sporting lisbon

Sondazh

Poll