Sport

ZYRTARE / Ervin Skela, trajner i të rinjve të Eintracht Frankfurt

4 Maj 2021, 07:59 Nga DOSJA
ZYRTARE / Ervin Skela, trajner i të rinjve të Eintracht Frankfurt

GJERMANI – Lajmin bëhet i ditur nga faqja e klubit të njohur gjerman, i cili njofton për emërimin e ish-organizatorin e Kombëtares shqiptare, Ervin Skela, në krye të ekipit të të rinjve deri U-17.

“Ervini e njeh mirë klubin dhe ka fituar shumë përvojë gjatë viteve, që ka punuar këtu te Eintracht. Si një bashkë-trajner dhe trajner individual ka provuar se mund të kalojë përvojën e tij profesionale te futbollistët e rinj të akademisë.

Ne jemi shumë të kënaqur që ai tani po bën hapin tjetër si trajner me përgjegjësinë kryesore dhe se ai do të vazhdojë të punojë së bashku me ekipin e Eintracht U-17″, shprehet kreu i qendrës stërvitore të klubit të njohur gjerman, Andrea Moller.

Ervin Skela ka nënshkruar një kontratë, e cila e lidh me klubin gjerman deri më 30 qershor 2022. Pasi ka fituar licensën e trajnerit në vitin 2019, Ervin Skela ka punuar pranë akademisë së Frankfurtit.

Si futbollist, Skela ka luajtur për ekipin e Eintrachtit Frankfurtit nga viti 2001 në 2004, duke shënuar edhe 26 gola, për të luajtur më pas edhe me ekipe të tjera gjermane si Arminia Bielefeld, Kaizerslautern dhe Energia Kotbus.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andrea moller eintracht u-17 eintrachtit frankfurtit ervin skela ish-organizatorin e kombëtares shqiptare andrea moller eintracht u-17 eintrachtit frankfurtit ervin skela ish-organizatorin e kombëtares shqiptare

Sondazh

Poll