Sport

Sulmuesi holandez Depay, blen shtëpi në Barcelonë…

4 Maj 2021, 09:53 Nga DOSJA

SPANJE – Sulmuesi holandez Memphis Depay prej kohësh është shprehur se dëshiron të luajë për një skuadër të madhe, duke lënë nënkuptohet se Barcelona do të jetë destinacioni i ardhshëm. Aty ai do të gjejë ish-trajnerin e tij të kombëtares së Holandës, Roland Koeman, që e kërkon në “Camp Nou”.

Dihet se Depay do të largohet nga Lyoni si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Sipas asaj që raporton “Mundo Derportivo”, 27-vjeçari holandez është parë në Barcelonës, aty ku tashmë ka blerë shtëpi dhe është gati të vendoset.

Ish-futbollisti i Manchester United ka blerë shtëpi në lagjen Pedrables, në një zonë që është e banuar vetëm me persona të pasur. Kalimi i tij në radhët e skuadrës katalane, sipas medias është vetëm një formalitet që do të zyrtarizohet sapo të përfundojë sezoni.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “mundo derportivo” 27-vjeçari holandez lyoni manchester united memphis depay roland koeman “mundo derportivo” 27-vjeçari holandez lyoni manchester united memphis depay roland koeman

Sondazh

Poll