Sport

U shpreh se do të drejtonte rivalët e Interit, Jose Mourinho kthehet në kampionatin italian

4 Maj 2021, 13:44 Nga DOSJA
U shpreh se do të drejtonte rivalët e Interit, Jose Mourinho kthehet

ITALI-Jose Mourinho kthehet në Itali 11 vite pasi fitoi gjithçka me skuadrën e Interit, këtë herë për të drejtuar rivalët më të fortë të zikaltërve në atë kohë, kryeqytetasit e Romës.

Vetëm pak orë pasi njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën me Paulo Fonsecën, klubi verdhekuq dha edhe lajmin se në pankinë do të ulet një tjetër portugez, pikërisht “the special one”.

 

 

A post shared by AS Roma (@officialasroma)

“Klubi i Romës ka kënaqësinë t’u njoftojë se trajneri i parë e skuadrës, duke nisur nga sezonit 2021-2022, do të jetë pikërisht Jose Mourinho”, shkruan verdhekuqtë në Tëitter, por pa zbuluar detaje të tjera mbi marrëveshjen. Kështu, Special One heq dorë nga rroga e Tottenham dhe ka gjetur një zgjidhje. Gjatë Europianit do të jetë opinionist dhe editorialist.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport josë mourinho roma josë mourinho roma

Sondazh

Poll