Sport

Ansu Fati përsëri nën bisturi, përfundon ëndrra për “Euro 2020”

4 Maj 2021, 09:33 Nga DOSJA

SPANJE – Ylli i ri i Barcelonës, Ansu Fati, po shkon drejt një operacioni të tretë në gju, për të pastruar përfundimisht dëmtimin e tij në menisk njëherë e përgjithmonë.

18-vjeçari është një nga sulmuesit e rinj më të vlerësuar në Europë. Ai e filloi sezonin me pesë gola në dhjetë ndeshje, para se një dëmtim në gju në një ndeshje kundër Real Betis në nëntor, ta largonte atë nga fusha e futbollit.

Nuk dihet saktë se, kur Ansu Fati nga Guinesa Bisau, i natyralizuar si spanjoll, do të kthehet në fushën e futbollit, ndonëse një prognozë paraprake parashikon dy muaj mungesë, deri në përfundimin e fazës së riaftësimit post-operatore.

Barcelona shpreson që talenti i saj Ansu Fati ta kalojë me sukses operacionin dhe të rikthehet sa më parë në fushë, ndërkohë që sulmuesi i ka mbyllur ëndërrën e tij për të qenë e skuadrës së Luis Enrique në “Euro 2020”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ansu fati guinesa bisau luis enrique real betis ylli i ri i barcelonës ansu fati guinesa bisau luis enrique real betis ylli i ri i barcelonës

Sondazh

Poll