Sport

Laçi rikthehet te fitorja dhe vë në presion kreun e renditjes

3 Maj 2021, 15:20 Nga DOSJA
Laçi rikthehet te fitorja dhe vë në presion kreun e renditjes

LAÇ – Kurbinasit marrin kështu një fitore shumë të rëndësishme, e cila i ngjit në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa Vllaznia, që në mbrëmje luan me Teutën kryesuese. Ndërkohë Kukësi mbetet në kuotën e 36 pikëve, në vendin e 6-të.
Heroi i skuadrës së Duros padyshim ishte Regi Lushkja, i cili realizoi dopietë golash, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Rezultati u zhbllokua në minutën e 6-të, ku Lushkja shndërroi në gol një penallti të fituar nga Mazrekaj.

Në minutën e 31-të, ishte përsëri Lushkja, i cili pas një topi perfekt të marrë nga Harmon, bën një gjuajtje shumë të bukur në hyrje të zonës, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

Pjesa e dytë foli më shumë për Kukësin, që dominoi, por tranversa dhe portieri Sherri i mohuan golin skuadrës së Josës, që del me kokën poshtë nga kjo ndeshje.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll