Sport

VIDEO / Lila: Armand Duka është hero. E ka bërë Kombëtaren si Reali dhe Barcelona

4 Maj 2021, 10:23 Nga DOSJA
VIDEO / Lila: Armand Duka është hero. E ka bërë

TIRANE – Andi Lila nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij të pamasë për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Ai e ka pranuar edhe publikisht në “Procesi Sportiv”, ku gjatë një debati me presidentin e KOKSH, Fidel Ylli, e cilësoi një hero kreun e FSHF-së.

“Ju keni frikë nga Armand Duka, i pari ti që thua nuk dua të flas me emra. FIFA dhe UEFA e kanë me tre mandate e ky e ka 5. 20 vjet. Rri edhe 25 të tjera se ju rrini”,- iu drejtua Fidel Yllit ish-futbollistit të Kombëtares.

“Për sa i përket ekipit kombëtar, Armand Duka është hero. E ka bërë si Reali i Madridit e Barcelona. Sa i përket kampionatit shqiptar është zero, zero po të them. Pse? Sepse shteti nuk ka ndihmuar”,- ishte përgjigja e Lilës, i cili pak kohë më parë me Sindikatën e Futbollit premtoi se do i hapte luftë drejtuesve të FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andi lila armand duka fidel ylli presidentin e koksh procesi sportiv andi lila armand duka fidel ylli presidentin e koksh procesi sportiv

Sondazh

Poll