Sport

VIDEO / Ndalen andaluzët, baskët ‘i prishin’ ëndrrën Sevillas…

4 Maj 2021, 05:02 Nga DOSJA
VIDEO / Ndalen andaluzët, baskët ‘i prishin’

SPANJE – Mjaft, baskët i ndalën andaluzët. Inaki Williams i dha fund entusiazmit të krijuar prej pesë fitoresh radhazi në La Liga skuadrës së Athletic Bilbao, e cila në javën e 34-t humbi 0-1 në fushën e vet kundër Athletic Bilbao.

Skuadra baske e shënoi golin e fitores në minutën e 90-të të takimit me anë të Williams. Goli i pësuar e shokoi Sevillan. Edhe pse ndeshja zgjati edhe 6 minuta të tjera, rezultati i ndeshjes 1-0 për Athletic Bilbao nuk ndryshoi.

E renditur në vendin e katërt, kur kanë mbetur edhe katër javë, Sevilla mbeti në kuotën e 70-të pikëve. Ajo e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Champions League, ndërkohë që ‘ëndrra’ për titull, pas kësaj humbjeje thuajse ka mbaruar.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport athletic bilbao atletico madrid inaki williams la liga sevilla athletic bilbao atletico madrid inaki williams la liga sevilla

Sondazh

Poll