Aktualitet

DINAMIKA/ I prenë rrugën dhe i morën 30 mln lekë, në ikje u përplasën me një makinë dhe ia mbathën me vrap nëpër rru

4 Maj 2021, 09:34 Nga DOSJA
DINAMIKA/ I prenë rrugën dhe i morën 30 mln lekë, në

TIRANE- Një grabitje spektakolare ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:05 në afërsi të karburantit kryesor tek Rruga e Kavajës në kryeqytet. Dy persona të maskuar, të cilët ndodheshin mbi një motor tip “Vespa”, ndaluan 55-vjeçarin Qani Zili, dhe i morën çantë me rreth 30 milionë lekë të vjetra.

55-vjeçari deklaroi se këto para po i transportonte me motor tek një pikë këmbimi valutor. Autorët të cilët gjithashtu ndodheshin në motorin e tyre, e ndaluan, dhe duke e mbajtur nën kërcënimin e një sqepari i kanë kërkuar t’ju jepte paratë.

Menjëherë pasi i morën ata u larguan nga vendngjarja duke ecur për disa metra, derisa u përplasën me një automjet dhe e lanë motorin në vendngjarje. Me çantën në shpinë plot me para ata u larguan nëpër rrugicat e kryeqytetit, ndërsa dëshmia e pronarit të pikës së këmbimit valutor do të zbulojë sasinë e parave dhe personat që kanë pasur dijeni për këtë transfertë.

Lajmi kryesor: Grabiten 30 mln lekët e një pike Exchange në Tiranë/ Dy autorët goditën transportuesin me sqepar dhe u larguan me këmbë nëpër rrugica, dëshmia e Qani Zilit: Ma morën çantën dhe ikën (NGJARJA)

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e kambistit qani zili grabitja e kambistit qani zili

Sondazh

Poll