Aktualitet

Grabitën 3 mln lekët e një pike Exchange në Tiranë/ Dy autorët goditën transportuesin me sqepar dhe u larguan me këmbë nëpër rrugica, dëshmia e Qani Zilit: Ma morën çantën dhe ikën (NGJARJA)

VIDEO
  • Maskuar i gjithi me të zeza! Shikoni si largohet grabitësi i kambistit me çantën me 30 mln lekë
  • Grabitje tek rruga e Kavajës. 2 persona me një motor Vespa kanë grabitur paratë e një pike këmbimi valutor që po transportoheshin nga një burrë 55-vjeçar. Ata e kanë goditur dhe kërcënuar me sqepar ndërkohë që mësohet se janë larguar me këmbë në rrugicat e rrugës së Kavajës. 

    TIRANË– Grabitet me sqepar një burrë i cili po transportonte një sasi të konsiderueshme parash në drejtim të një pike këmbimi valutor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:05 në mëngjes, vetëm pak metra larg Bankës së Shqipërisë, në rrugën e Kavajës.

    Dy persona, të hipur në motorin e tyre Vespa, kanë pritur momentin kur 55-vjeçari Qani Zili, po transportonte para me motor për në një pikë valutore të kalonte pranë tyre. Me të hyrë në rrugën e Kavajës, ai është ndaluar nga autorët, të cilët ishin të maskuar me skafandra dhe e kanë goditur me sqepar dhe e kanë kërcënuar që t’ju jepte paratë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Paraprakisht është raportuar se shumë në çantë kapte vlerën e 30 milionë lekëve të vjetra, por ky version nuk është mbështetur nga burri që do të kryente dorëzimin e parave, që tha në polici se nuk e dinte sa para kishte me vete, pasi merrej vetëm me transportin.  Ndërsa më tej ka vijuar me rrëfimin e sulmin që ka pësuar nga dy grabitësit, duke pretenduar se ishte qëlluar me sqepar.“Më zunë rrugën dy persona me motor, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën. Se sa lekë kishte në çantë nuk e di, unë vetëm i transportoja”, mësohet të ketë thënë ai.

    Pasi kanë marrë çantën, autorët janë larguar me motor nga vendi i ngjarjes, edhe pse u tentuan të ndaloheshin nga kalimtarë të çastit. Sipas këtyre të fundit, ata kanë hyrë në rrugën e Kavajës, me drejtim për në zonën e 21 Dhjetorit, por pikërisht këtu janë përplasur me makinë. Për të mos u kapur nga Policia, kanë lënë motorin dhe janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.  Ndërkohë që Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pika kryesore e hetimit është dëshmia e pronarit të Exchange, që do të zbardhë dijeninë që kanë pasur persona të ndryshëm mbi dërgesën dhe sasinë e parave të vjedhura.

    (k.m;f.g/dosja.al) 

    • 16:57

      Maskuar i gjithi me të zeza! Shikoni si largohet grabitësi i kambistit me çantën me 30 mln lekë në dorë, koka i mbetet pas

      Dosja.al ka siguruar pamjet e momentit kur njëri nga dy autorët që grabitën 30 milionë lekë të vjetra nga duart e 55-vjeçarit Qani Zili paraditen e sotme, është larguar me vrap. Siç shihet dhe në pamje, autori i maskuar me të zeza, veshur me xhup të zi e xhinse të zeza largohet me vrap me çantën me lekë në dorë. Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së një ambienti aty pranë, është e pamundur identifikimi i personit në fjalë, pasi maskimi nuk e lejon që t’i duket fytyra. Ai largohet me vrap, por kokën e kthen pas për tu siguruar se nuk po e ndiqte njeri.

    • 11:38

      FOTOT/ Ky është motori Vespa që u përdor nga grabitësit e milionave të kambistit tek Rruga e Kavajës

      Ky është motori tip Vespa që i ndihmoi autorët e grabitjes së rreth 3 milionë lekëve tek Rruga e Kavajës në Tiranë, të kryenin grabitjen e 55-vjeçarit Qani Zili. Siç shihet në foto, motori është përplasur me një automjet tip Benz që ishte duke lëvizur pranë një karburanti tek rruga e Kavajës, dhe është braktisur nga autorët atje. Më pas ata janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

    • 11:16

      DINAMIKA/ I prenë rrugën dhe i morën 30 mln lekë, në ikje u përplasën me një makinë dhe ia mbathën me vrap nëpër rrugica! Si ndodhi grabitja spektakolare e kambistit tek Rruga e Kavajës

      Pamje nga vendi i ngjarjes

      Një grabitje spektakolare ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:05 në afërsi të karburantit kryesor tek Rruga e Kavajës në kryeqytet. Dy persona të maskuar, të cilët ndodheshin mbi një motor tip “Vespa”, ndaluan 55-vjeçarin Qani Zili, dhe i morën çantë me rreth 30 milionë lekë të vjetra.

      55-vjeçari deklaroi se këto para po i transportonte me motor tek një pikë këmbimi valutor. Autorët të cilët gjithashtu ndodheshin në motorin e tyre, e ndaluan, dhe duke e mbajtur nën kërcënimin e një sqepari i kanë kërkuar t’ju jepte paratë. Menjëherë pasi i morën ata u larguan nga vendngjarja duke ecur për disa metra, derisa u përplasën me një automjet dhe e lanë motorin në vendngjarje. Me çantën në shpinë plot me para ata u larguan nëpër rrugicat e kryeqytetit, ndërsa dëshmia e pronarit të pikës së këmbimit valutor do të zbulojë sasinë e parave dhe personat që kanë pasur dijeni për këtë transfertë.

    • 10:54

      ‘S’di sa lekë kishte në çantë, merresha vetëm me transportin’/ Detaje nga grabitja në mes të Tiranës. U kërcënua me çekiç, flet kambisti: Më zunë rrugën!

      Foto ilustruese

      Detaje të tjera lidhur me grabitjen e ndodhur paraditen e sotme tek rruga e Kavajës në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga dy grabitësit është kërcënuar dhe dhunuar, 55-vjeçari i identifikuar si Qani Zili. Ky i fundit ka bërë me dije paraprakisht se nuk kishte asnjë ide sesa ishte shuma e parave në çantë, ndërkohë që fillimisht u raportua për 30 milionë lekë.

      “Sa lekë kishte në çantë unë nuk e di, unë merresha vetëm me transportin. Më zunë rrugën dy persona me motor, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën,”-tha ai.

    • 10:45

      E goditën me çekiç për ta ‘neutralizuar’! Sa ishte shuma e parave të vjedhura në Tiranë, kalimtarët tentuan të ndalonin ‘skifterat’ por iu larguan sketerrë me motor

      Foto ilustruese

      Një 55-vjeçar, i cili po transportonte me motor para në disa pika valute ka rënë pre e grabitësve. Rreth orës 09:00 të paradites, 2 persona ende të paidentifikuar e kanë sulmuar transportuesin, duke i marrë rreth 30 milionë lekë të vjetra. Mësohet autorët kanë qenë gjithashtu me motor dhe janë larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë tentuar fillimisht të ndalojnë autorët, por nuk ia kanë dalë.

    • 9:51

      Grabitja ne Tirane, Policia jep detajet e para

      Njoftimi i policisë: 

      Tiranë/Informacion paraprak; Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute. Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shto Koment