Bota

‘Non Paper’-i për marrëveshjen me Serbinë, ekspertët: SHBA nuk ka rol në këtë pjesë

2 Maj 2021, 20:32 Nga DOSJA
‘Non Paper’-i për marrëveshjen me Serbinë,

KOSOVË- Ekspertët kanë komentuar ‘non paper’-in, që po përflitet për marrëveshjen finale të Kosovës dhe Serbisë. Telegrafi shkruan se eksperti amerikan për Ballkanin, David Phillips, ka thënë se te kjo marrëveshje SHBA-ja nuk ka rol fare.

“Non-paper nuk adreson rolin SHBA-së gjatë procesit të ndërmjetësimit. Ndërmjetësimi i BE-së më vete nuk ka rezultuar efektiv në të kaluarën. Pa angazhim më të fuqishëm të SHBA-të, palët nuk kanë gjasa të arrijnë një marrëveshje dhe, nëse e arrijnë, nuk ka gjasa të kenë vullnetin politik për të ndërmarrë hapa për të zbatuar një marrëveshje”, tha ai.

Ndërsa, Lukas Mandl, deputeti i Parlamentin Evropian, ka deklaruar se poblikimi i këtyre marrëveshjeve dhe letrave nuk kanë një qëllim të pastër, si dhe ka thënë se gjëja më e rëndësishme është pozicionimi i vendeve të BE-së përballë “non paper”-it.

“Unë nuk do të marr pjesë në këtë strategji të re, për të ndikuar situatën në Ballkanin Perëndimor në një mënyrë të keqe përmes letrave të çfarëdo burimi, të cilat kanë për qëllim të shkaktojnë një lojë faji. Unë e kuptoj Gjermaninë dhe Franca që e mohojnë të jenë autor të këtij punimi. E rëndësishme për punën time parlamentare të përditshme janë pozicionet reale të këtyre dy vendeve, dhe të gjitha 25 vendeve të tjera anëtare të BE-së dhe të kolegëve të mi në Parlamentin Evropian”, u shpreh ai.

Në gjuhën e institucioneve evropiane, “non-paper” është dokument joformal, zakonisht pa theksim të qartë, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, veçanërisht në Këshillin e Ministrave, në mënyrë që të kërkohet marrëveshja për ndonjë çështje të kontestuar procedurale ose politike.

“Non-paper” është formë e zakonshme komunikimi e një ose më shumë anëtareve të BE-së rreth një çështjeje të caktuar.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora david phillips lukas mandl david phillips lukas mandl

Sondazh

Poll