Bota

Greqia do të “hedhë” maskat në shtator, mjekja: Bëni kujdes për pushimet

2 Maj 2021, 16:31 Nga DOSJA
Greqia do të “hedhë” maskat në shtator, mjekja:

GREQI- Mjekja greke, Matina Pagoni u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë pushimeve të verës të kenë kujdesë. Emea.grshkruan se gjatë një interviste Pagoni u shpreh se në shtator do të jetë muaji që do te hiqen maskat dhe do të lëvizet lirshëm. Ajo gjithashtu ka thënë se momentalisht në vend ngarkesa virale është e lartë dhe se duhet që të bëhet kujdes me lëvizjen.    

“Nuk është larg momenti kur ne do të jemi në gjendje të lëvizim lirshëm pa përdorimin e maskës. Unë mendoj se vera do të jetë krejtësisht e ndryshme. Mendoj se mesi i shtatorit do të jetë data kur do t’i hedhim maskat dhe të ndihemi të lirë. Maskat mund të hidhen kur rreth 90% e vaksinave të kenë mbaruar deri më 15 shtator. Duhet ta mbajmë, pasi ngarkesa virale është akoma e lartë, veçanërisht në Atikë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha Pagoni.

Që nga fillimi i pandemisë, deri tani në Greqi janë regjistruar 346,422 persona me Covid, ndërsa 10,453 të tjera kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni covid ne greqi matina pagoni mbajtja e maskave covid ne greqi matina pagoni mbajtja e maskave

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 12:04

Hetimi i krimeve të luftës me katër prokurorë

Fetah Berisha nga fshati Burim, komuna e Vushtrrisë, ka të vrarë gjatë luftës babain dhe xhaxhain, ndërsa një vëlla të zhdukur. Berisha tregon për Radion Evropa...