Bota

Kadri Veseli vjen në Kosovë, Gjykata e Hagës liron pas gjashtë muajsh ish-kryetarin e Kuvendit, ka babanë sëmurë në spit

2 Maj 2021, 15:46 Nga DOSJA
Kadri Veseli vjen në Kosovë, Gjykata e Hagës liron pas

KOSOVEKadri Veseli, ish Kryetari i Kuvedit të Kosovës është liruar nga Haga dhe ndodhet në Mitrovicë ditën e sotme. Veseli është liruar perkohësisht për të vizituar babanë e tij i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Nuk dihet ende kohezgjatja e lejes së qëndrimit të tij në Kosovë , por ai po ruhet nga forca Policore dhe Eulex.

Express shkruan se babai i Kadri Veselit ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtruar në spitalin e neurologjisë ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat e Kosovës kanë publikuar pamje që tregojnë momentin kur Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari që akuzohet për krime lufte, ndodhet në Kosovë. Në videon e mësposhtme, shihet se Veseli ecën i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, forca policore dhe Eulex.

Edhe zëdhënësja e e Dhomave të Specializuara, Angela Griep e ka konfirmuar këtë vizitë të Veselit. Ajo shprehet për Ekspress se gjithçka është bërë në kuadër të humanitetit, por që Veseli do të kthehet sërish në paraburgim. 

Pas vizites në Kosovë, Veseli do të kthehet në paraburgim në Hagë. Para dy ditësh Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e tij për lirim të parakoshëm. Ai akuzohet nga gjykata e Hagës për krime lufte si ish-lider i UÇK-së dhe ndodhet në paraburgim, që nga nëntori i vitit të shkuar.

(e.k;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kadri veseli kadri veseli

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 12:04

Hetimi i krimeve të luftës me katër prokurorë

Fetah Berisha nga fshati Burim, komuna e Vushtrrisë, ka të vrarë gjatë luftës babain dhe xhaxhain, ndërsa një vëlla të zhdukur. Berisha tregon për Radion Evropa...

Bota 2 Maj 2021, 11:27

SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.Agjencia amerikane e Ha...