Bota

E lanë në këmbë në Turqi, Von der Leyen: Nuk ka justifikim, ishte seksiste 

2 Maj 2021, 20:19 Nga DOSJA
E lanë në këmbë në Turqi, Von der Leyen: Nuk ka

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka dënuar mënyrën se si trajtuan gjatë vizitës në Turqi. Në një fjalim të mbajtur përballë KE, von der Leyen, u shpreh se duhet që të trajtohej si një Presidente në Turqi. Ajo tha se nuk ka justifikim për mënyrën se si e trajtuan, dhe se e gjithë ngjarja ndodhi për shkak se është një grua. Ajo gjithashtu u shpreh se nëse do të ishte burrë, nuk do të trajtohej në këtë mënyrë.   

“Unë jam gruaja e parë që jam Presidente e Komisionit Evropian. Unë jam Presidente e Komisionit Evropian. Dhe kështu prisja të trajtohesha kur vizitova Turqinë dy javë më parë, si një Presidente e Komisionit, por nuk ndodhi. Unë nuk mund të gjej ndonjë justifikim për mënyrën si jam trajtuar në traktatet Evropiane. Kështu që, duhet të përfundoj, kjo ndodhi sepse unë jam një grua. A do të kishte ndodhur kjo nëse do të kisha veshur një kostum dhe një kravatë? Në fotot e në takimet e mëparshme, unë nuk pashë ndonjë mungesë karrigesh. Por përsëri, as unë nuk pashë ndonjë grua në këto fotografi“, tha von der Leyen.

Dy javë më parë, gjatë vizitës së Von der Leyen në Turqi së bashku me Charls Michel, ajo u la në këmbë në pallatin Presidencial. Gjatë bisedës që mbajën me Presidentin Erdogan, von der Leyen nuk i sollën kolltuk. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota charls michel erdogan ursula von der leyen charls michel erdogan ursula von der leyen

Sondazh

Poll