Bota

Lirimi i Kadri Veselit nga Haga, mediat e Kosovës zbulojnë detajin e RËNDË: Babai i tij pësoi goditje në tru

2 Maj 2021, 19:45 Nga DOSJA
Lirimi i Kadri Veselit nga Haga, mediat e Kosovës zbulojnë detajin e

KOSOVË– Mediat e Kosovës kanë zbardhur detaje nga gjendja shëndetësore e babait të Kadri Veselit, gjë e cila solli lirimin e këtij të fundit nga Haga. Gazeta Express shkruan se babai i Kadri Veselit ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtruar në spitalin e neurologjisë ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pikërisht gjendja e rëndë shëndetësore e babait të Veselit ka bërë që Gjykata e Hagës t’i japë leje ish-kreut të Kuvendit që të vijë në vendlindje për ta vizituar atë.

Veseli mbërriti sot në Mitrovicë. Pas gjashtë muajsh në paraburgim në Hagë, ai ka mundur të takojë familjarët e tij. Edhe zëdhënësja e e Dhomave të Specializuara, Angela Griep e ka konfirmuar këtë vizitë të Veselit. Ajo shprehet për Ekspress se gjithçka është bërë në kuadër të humanitetit, por që Veseli do të kthehet sërish në paraburgim. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli kadri veseli ne kosove kadri veseli kadri veseli ne kosove

Sondazh

Poll