Bota

Mutacioni indian vë në alarm Greqinë, zbulohen edhe dy raste të tjera në vend

2 Maj 2021, 19:06 Nga DOSJA
Mutacioni indian vë në alarm Greqinë, zbulohen edhe dy raste

GREQI– Greqia është vendosur nën alarm për shkak të rasteve me mutacionin indian të Covid-19. Newsbomb.gr shkruan se dy raste të tjera infektimi me mutacionin Indian janë zbuluar në 24 orët e fundit në Greqi, duke vënë vendin në alarm. Por nuk ka ende asgjë zyrtare.

Ditën e enjte do të mbahet një konferencë në Greqi, ku do të flitet mbi situatën e Covid në vend, si dhe për mutacionet e reja. Zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka dhënë informacione për dy raste infektimi me këtë lloj mutacioni të Covid-19, të cilat u zbuluan në fund të muajit të kaluar.

Mutacioni i Covid në Indi konsiderohet një nga variantet më të rrezikshëm të Covid në botë, pasi transmetohet më lehtë se çdo lloj mutacioni tjetër dhe nuk dihet ende nëse vaksinat e zbuluara deri më tani janë efektive edhe për të apo jo. Edhe sot, India ka regjistruar një tjetër rekord infektimesh në vend, 319 mijë e 721 raste të reja.

Nga ana tjetër vaksinimi vijon rregullisht në Greqi, ku po injektohen edhe grupmoshat e reja. Presidentja e mjekëve të spitalit Athena-Piraeus, Matina Pagoni tha sot se në muajin shtator vendi duhet të bëhet gati të heqë maskat, por që udhëzoi të gjithë qytetarët që të bënin kujdes gjate pushimeve.

(i.a;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni mutacioni i covid varianti indian mutacioni i covid varianti indian

Sondazh

Poll