Bota

Nën forca të shumta sigurie, momenti kur Kadri Veseli ecën në Mitrovicë, zëdhënësja e Speciales: E liruam për arsye hum

2 Maj 2021, 16:30 Nga DOSJA
Nën forca të shumta sigurie, momenti kur Kadri Veseli ecën

KOSOVË– Mediat e Kosovës kanë publikuar pamje që tregojnë momentin kur Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari që akuzohet për krime lufte, ndodhet në Kosovë.

Në videon e mësposhtme, shihet se Veseli ecën i shoqëruar nga forca të shumta sigurie, forca policore dhe Eulex. Edhe zëdhënësja e e Dhomave të Specializuara, Angela Griep e ka konfirmuar këtë vizitë të Veselit.

Ajo shprehet për Ekspress se gjithçka është bërë në kuadër të humanitetit, por që Veseli do të kthehet sërish në paraburgim. 

Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës,”- shprehet ajo.

Veseli mbërriti sot në Mitrovicë. Pas gjashtë muajsh në paraburgim në Hagë, ai ka mundur të takojë familjarët e tij. Arsyeja e lirimit të përkohshëm ka qenë përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të babai të ishkreut të kuvendit. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kadri veseli kadri veseli ne kosove kosova ne hage kadri veseli kadri veseli ne kosove kosova ne hage

Sondazh

Poll

Bota 2 Maj 2021, 12:04

Hetimi i krimeve të luftës me katër prokurorë

Fetah Berisha nga fshati Burim, komuna e Vushtrrisë, ka të vrarë gjatë luftës babain dhe xhaxhain, ndërsa një vëlla të zhdukur. Berisha tregon për Radion Evropa...

Bota 2 Maj 2021, 11:27

SpaceX kthen me sukses astronautët në Tokë

Një anije kozmike e krijuar nga kompania private amerikane SpaceX ka kthyer në Tokë katër astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.Agjencia amerikane e Ha...