Bota

Pekini po “pushton” Anglinë: Investitorët kinezë kanë shpenzuar mbi 134 miliardë paundë në kompanitë vendase

2 Maj 2021, 17:40 Nga DOSJA
Pekini po “pushton” Anglinë: Investitorët kinezë

ANGLI- Investitorët kinezë kanë shpënzuar të paktën 134 miliardë paundë investime në Angli. Dailymail, shkruan se shumë investitorë nga Kina kanë blerë shkolla private, biznese, ndërmarrje, si dhe firma të rangut të lartë britanike.

Investitorët dhe bizneset e bazuara në Kinë  zotërojnë aksione në bizneset kryesore të infrastrukturës si Thames Water, Aeroporti Heathrow dhe Rrjetet e Energjisë në Angli. Sipas raporteve deri në 57 miliardë paundë janë investuar në 100 kompani FTSE në Britaninë e Madhe. Firmat kineze gjithashtu kanë investuar shumë në shkollat prestigjioze private, përfshirë Themford Grammar School dhe Bournemouth Collegiate College me një shumë prej rreth 10 miliardë paundë.

Ndërkohë që 44 miliardë paund të blerjeve në Angli janë nga bizneset shtetërore kineze, duke bërë që Kina në ketë një ndikim të lartë në Angli, për shkak të përqindjes së madhe të aksioneve që zotëron në kompanitë elitare të Anglisë.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anglia investitore kinez kina anglia investitore kinez kina

Sondazh

Poll