Politike

Dalin SMS, si i rekruton Bindja Demokratike kandidatët për zgjedhjet lokale, Boçi: I gjuajnë nga zyra (FOTO)

18 Maj 2019, 13:44 Nga DOSJA
Dalin SMS, si i rekruton Bindja Demokratike kandidatët për zgjedhjet

TIRANE- Partia Demokratike ka publikuar sot të tjera të dhëna që sipas selisë blu, provojnë se Partia Bindja Demokratike, është nën shërbimin e Kryeministrit Edi Rama.

Luçiano Boçi, ish-deputet i PD, ka publikuar disa screenshot-e në faqen e tij në Facebook, ku BD kontakton njerëz të panjohur përmes mediave sociale, për t’i emëruar si kandidatë apo edhe si kryetarë të degëve të BD në rrethe.

Fotot e publikuara nga Boçi:

Postimi i Boçit:

Ja si BD “delfini” i mazhorancës dhe protektori i saj Rama, kërkojnë të gjejnë kandidatë për zgjedhjet lokale. Dërgojnë sms kuturu, pa ditur as mendimin e as bindjen e tjetrit dhe i ofrojnë vendin. Gjuajnë me sms e forma mesazhimi të tjera me qëllim që të kapin kë të kapin e të bërtasin më pas që po bëjmë zgjedhje. Kush e ha e ha. Tek e fundit këta nga zyrat i gjuajnë kandidatët, se mbështetës në terren nuk kanë ku të gjejnë.

Ditën e sotme, Partia Demokratike përmes Sekretarit për Cështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, bëri me dije kallëzimin që PD ka depozituar në KQZ, për Sekretarin e Kuvendit, Genc Gjoncaj.

PD ka publikuar një dokument ku thuhet se Andi Përmeti, ka të paktën 6 muaj që është deputet. Kjo sipas PD, është prova se janë falsifikuar dokumentet që BD të regjistrohej në KQZ.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike luciano boci bindja demokratike luciano boci

Sondazh

Poll