Politike

Regjistrimi i kandidatëve të BD, PD-ja: Mbështetja e Kokës nuk vlen, zgjedhje në qershor nuk ka

18 Maj 2019, 13:40 Nga DOSJA
Regjistrimi i kandidatëve të BD, PD-ja: Mbështetja e Kokës

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së kreut të Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili sqaroi se BD-ja ka dy deputetë që kanë firmosur në KQZ, Lefter Kokën dhe Andi Përmetin.

Në një deklaratë për mediat, PD-ja shkruan se kjo gjë nuk ka vlerë ligjore, pasi Lefter Koka është deputet i LSI-së.

Ndërsa më tej në deklaratë theksohet se nuk do të ketë zgjedhje në muajin qershor pavarësisht situatave.

Reagim i PD

Asnjë justifikim me deputetë fallco apo të marrë me qera nuk mund ta mbulojnë faktin se aktorët e Edi Ramës, të rregjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm.

Shërbëtori i bindur i Edi Ramës nuk zotëron një mandat deputeti në Kuvend dhe për pasojë duhet të kishte firma mbështetëse të qytetarëve për të regjistruar kandidatë në zgjedhje.

Mbështetja nga një deputet që nuk është deputet i tij, si në rastin e Lefter Kokës, nuk ka vlerë ligjore. Partia “Bindja Demokratike” nuk ka 6 muaj që është krijuar e jo më të zotërojë për të paktën 6 muaj një mandat deputeti në Kuvend.

Me apo pa parti e kandidatë fallco, votime moniste më 30 Qershor nuk ka për të patur!

Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë, Kuvendit dhe Partisë Bindja Demokratike.

Sipas Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, sekretari i Kuvendit ka lëshuar një vërtetim të rremë, sikur partia Bindja Demokratike ka 6 muaj përfaqësim në Kuvend, por deputeti Andi Përmeti ka vetëm një muaj në parlament.

Kësaj deklarate, kreu i BD-së ju përgjigj me një tjetër sqarim. Astrit Patozi u shpreh se asgjë NUK e ndalon Bindjen Demokratike që të garojë.

Sipas Patozit, Bindja Demokratike ka dy deputetë që kanë firmosur në KQZ, Lefter Koka dhe Andi Përmeti.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti astrit patozi lefter koka lulzim basha partia demokratike regjistrimi i bindjes demokratike andi përmeti astrit patozi lefter koka lulzim basha partia demokratike regjistrimi i bindjes demokratike

Sondazh

Poll