Politike

Skenarët për prishjen e zgjedhjeve, a do t’ja dalë mazhoranca të mos regjistrojë komisionerët e PD+LSI

18 Maj 2019, 12:24 Nga DOSJA
Skenarët për prishjen e zgjedhjeve, a do t’ja dalë

TIRANE- Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë qëndrim të qartë për anëtarët e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) të opozitës.

Vendimi i shpallur i opozitës për paraqitjen e komisionerëve, ndërsa nuk është regjistruar në zgjedhje, ka krijuar amulli tek maxhoranca, që gjendet mes dy vendimeve të dëmshme, pa zgjidhje.

Vendimi për mosregjistrimin e komisionerëve të opozitës, është jo vetëm shkelje e Kodit Zgjedhor, që parashikon se i takojnë opozitës sipas zgjedhjeve të fundit, pa e parashikuar pjesëmarrjen në zgjedhje, por njëkohësisht është përjashtim i opozitës nga procesi zgjedhor.

Një vendim që do ta nxirrte akoma më keq maxhorancën, në kushtet e zgjedhjeve pa kandidatë të opozitës.

Vendimi për regjistrimin e kandidatëve, nga ana tjetër do të shkatërronte procesin zgjedhor, nëse ata nuk do të lejonin procedurën e votimit.

Janë rreth 20 mijë komisionerë që i takojnë opozitës në KZAZ dhe KQV, të cilët mund të prishin procesin njëkohësisht duke e bërë të pamundur edhe ndërhyrjen e KQZ apo të policisë.

Hyrja e komisionerëve të opozitës në komisione, do të garantonte prishjen e procesit.

Për këtë arsye, vendimi i Kryetarit të Partisë Socialiste, është që të mos regjistrohen komisionerët e opozitës.

Ky vendim u është komunikuar 4 anëtarëve të PS në KQZ, të cilët megjithatë hezitojnë të votojnë në kundërshtim me Kodin.

Deri tani situata është pezull, në pritje të listave nga opozita. Kur procedura të kryhet dhe të jenë përpara domosdoshmërisë së marrjes së vendimit, tensioni do të jetë akoma më i madh.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioneret per zgjedhjet zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 komisioneret per zgjedhjet zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll