Politike

Rrëzimi i kandidaturës së Fredi Belerit në Himarë, OMONIA: Represioni i ri i Ramës

18 Maj 2019, 12:09 Nga DOSJA
Rrëzimi i kandidaturës së Fredi Belerit në Himarë,

HIMARË- Pas vendimit të KQZ-së për të mos lejuar kandidimin e Presidentit të OMONIA-s, Fredi Belerit për shkak të mospërfundimit të peridhës së rehabilimit për një dënim të marrë 10 vjet më parë, ka reaguar edhe OMONIA.

Me anë të një deklarate për shty, OMONIA shprehet se ky vendim vjen si represion i ri i Edi Ramës. 

Sipas tyre, “Është e padiskutueshme se argumentimi i vendimit të Komisionit do të bjerë poshtë para çdo gjykate shqiptare, por rreziku i humbjes së kohës së çmuar deri më atëherë është evident dhe i madh”.

ΟΜΟΝΟΙΑ DEKLARATË PËR SHTYP

Sarandë, me 18 maj 2019

Represion i ri i Ramës: mospranim joligjor i kandidaturës Beleri në Himarë

Para pak orësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë komunikoi se kandidatura e Dhionisis Fredi Belerit për Bashkinë e Himarës nuk u pranua me argumente fluide qe levizin në kufijtë e ligjshmërisë.

Vendimi i Komisionit i referohet një penaliteti qe lidhet me mbrojtjen e kutisë së votimit, një ngjarje e cila është e pasqyruar edhe në Raportin e atëhershëm të OSBE. Fredi Beleri, i ndodhur përballë orgjisë se frikësimit të heleneve të Himarës dhe të manipulimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të vitit 2003, të vetmin akt qe kreu se bashku me bashkëqytetaret e vet ishte mbrojtja e votës së bashkëqytetarëve dhe e parimeve të demokracisë

Dhe faktikisht, për dy zgjedhje të njëpasnjëshme (2003 dhe 2007), u përligjen, pasi Kryetar i Bashkisë së Himarës u zgjodh kandidati me origjinë greke Vasilis Bollanos. Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe para sigurisë se do të zgjidhet përsëri kryetar bashkie me origjinë greke në Himarë, regjimi Rama ndërmerr metoda imorale dhe joligjore, në mënyrë qe të ruajë kontrollin e një krahine të pasur dhe me rendësi strategjike

Tashmë janë të njohura metodat e qeverisë Rama dhe të veglës së tij të bindur, të kryetarit aktual të Bashkisë Goro për grabitjen e pronave dhe për vënien në dyshim të origjinës greke të banorëve vendalinj. Vendimi i tij është edhe një hallkë tjetër e shtuar në zinxhirin e veprimeve të tij në shërbim të dy synimeve të lartpërmendura.

Është e padiskutueshme se argumentimi i vendimit të Komisionit do të bjerë poshtë para çdo gjykate shqiptare, por rreziku i humbjes së kohës së çmuar deri më atëherë është evident dhe i madh.

Zyra e Shtypit dhe Komunikimit

Kujtojmë se një ditë më parë KQZ-ja ndaloi kandidimin e Presidentit të OMONIA-s, Fredi Belerit (Dhionisios Alfred Petro Beleri) për Bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Shkak për ndalimin e kandidimit ishte fakti që Bejleri ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit pasi ai rezulton i dënuar me burg.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fredi beleri omonia fredi beleri omonia

Sondazh

Poll