Politike

Rama ndërron mendim: Marrëveshja e 2017-ës dështoi, PD ndërroi qime, jo zakon

18 Maj 2019, 12:30 Nga DOSJA
Rama ndërron mendim: Marrëveshja e 2017-ës dështoi, PD

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në takimin që kishte me 61 kandidatët për kryetar bashkie se marrëveshja e 17 majit 2017, nuk funksionoi sepse PD ka ndërruar qime, por jo zakon, duke iu referuar kështu Sali Berishës, se është ende lider i PD.

Kryeministri Rama gjithnjë i është referuar marrëveshjes së 2017-ës, si një marrëveshje suksesi.

“Ajo marrëveshje s’funksionoi, dhe ato marrëveshje nuk funksionojnë sepse PD ka ndërruar qime por jo zakon. Sepse nuk është Lulzim Basha, por Sali Berisha.”-tha Rama. 

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot 61 kandidatët e ekipit që garon në zgjedhjet e 30 qershorit. Fjala e Ramës u fokusua tek opozita dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje.

Rama akuzoi Berishën si njeriun që mban peng PD, LSI-në si partia që bleu votat e PD në 2017, si dhe i bëri thirrje prokurorisë për herë të parë të hetojë dosjet 339 dhe 184. Rama njoftoi të gjithë ata që do duan të prishin zgjedhjet, se do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama marreveshja e 17 majit 2017 marreveshja e 2017 deshtoi marrëveshja rama basha edi rama marreveshja e 17 majit 2017 marreveshja e 2017 deshtoi marrëveshja rama basha

Sondazh

Poll