Politike

Rama porosi kandidatëve: Ruani qetësinë, eksponentët e opozitës mund t’ju dalin në rrugë, mos u intimidoni

18 Maj 2019, 11:16 Nga DOSJA
Rama porosi kandidatëve: Ruani qetësinë, eksponentët e

TIRANE- Dosja.al mëson detaje nga mbledhja me dyer që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme me 61 kandidatët për zgjedhjet lokale.

Burime i thanë Dosja.al se kryeministri ka porositur kandidatët që të ruajnë qetësinë, pasi eksponentë të PD, mund t’ju dalin në rrugë. Rama ka thënë se nuk është prioritet pjesëmarrja por mbarëvajtja e zgjedhjeve.

“Ruani qetësinë, mos u provokoni. Mund t’ju dalin në rrugë e në sheshe, mos u intimidoni. Pjesëmarrja nuk është objektivi ynë. Prioritet mbarëvajtja e zgjedhjeve.”-është shprehur Rama. 

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot 61 kandidatët e ekipit që garon në zgjedhjet e 30 qershorit. Fjala e Ramës u fokusua tek opozita dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje.

Rama akuzoi Berishën si njeriun që mban peng PD, LSI-në si partia që bleu votat e PD në 2017, si dhe i bëri thirrje prokurorisë për herë të parë të hetojë dosjet 339 dhe 184. Rama njoftoi të gjithë ata që do duan të prishin zgjedhjet, se do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll