Politike

“Zgjedhjet u shtynë për një certifikatë lindjeje”, Vasili: Ja si mund t’i ‘mbyllet’ goja Ramë

18 Maj 2019, 11:11 Nga DOSJA
“Zgjedhjet u shtynë për një certifikatë

TIRANË- Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me kandidatët e PS-së për zgjedhjet lokale, ku u shpreh i vendosur se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

Vasili shprehet se pavarësisht qëndrimit që sot mban kryeministri për zgjedhjet, në 2006 ish-kryeministri Sali Berisha, i shtyu ato për një çertifikatë lindjeje.

Teksa publikon deklaratën e Ramës në 2006 se nuk do të ketë zgjedhje lokale në Janar 2007, Vasili thotë se vetëm me këtë deklaratë analistët dhe gazetarët mund t’i mbyllin gojën atij.

Postimi i plotë:

Edi Rama dje dhe sot…çfare i paturpi!!

Lexoni qe te gjithe se cfare deklaronte ne 24 dhjetor 2006 Edi Rama perpara zgjedhjeve lokale te janarit 2007.Zgjedhje,qe u shtyne me kerkese te Edi Rames per nje certifikate lindjeje.

Besoj se edhe gazetaret e analistet me te njeanshem me e pakta,qe mund te bejne eshte ta mbyllin gojen pasi ta lexojne kete deklarim.

Lexojeni çfare thoshte Edi Rama ne 24 dhjetor 2006:

“Kryeministri i Shqipërisë i trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara, ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, ose zgjedhje nuk do të ketë, për këtë ju garantoj.”

Pra Edi Rama garantonte, ne 2006 qe zgjedhje nuk do te kishte.

Ndërsa opozita është shprehur e vendosur se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e saj, kryeministri Rama shprehet se ato do të zhvillohen në 30 qershor, edhe pa ata. Rama është shprehur i vendosur se nuk do të ketë shtyrje zgjedhjesh, ndërsa nga ana tjetër, opozita kërkon largimin e tij. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama petrit vasili shtyrja e zgjedhjeve edi rama petrit vasili shtyrja e zgjedhjeve

Sondazh

Poll