Politike

Rama paralajmëron shqiptarët: Nëse prishni zgjedhjet, digjni veten. S’do hyni kurrë më në SHBA dhe BE

18 Maj 2019, 10:12 Nga DOSJA
Rama paralajmëron shqiptarët: Nëse prishni zgjedhjet, digjni

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata që do të tentojnë të prishin zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Rama tha se të gjithë të dënuarit për krime zgjedhore, nuk kanë më të drejtë të hyjnë në SHBA dhe vendet e BE. Rama tha se do të faktohet gjithçka me foto, video dhe audio.

“Në asnjë cep bashkie nuk duhet të vë në dyshim a do bëhen apo jo zgjedhje. Kush i afrohet një qendre votimi, djeg veten, jo zgjedhjet. Sa më shumë të informohen për Kodin Penal, dhe nuk ja vlen të digjesh për politikën më kriminale të mundshme që të nxit të shkosh me këmbët e tua në burg, të dënuar për krime zgjedhore që u hiqet e drejta për hyrjen në SHBA dhe BE. Nuk dua t’ja shoh asnjë shqiptari këtë qeder, dhe të mbetet tërë jetën pa hyrë në BE dhe SHBA dhe shkoi e vajti pas udhëheqje që kërkon ta bëjë përshesh Shqipërinë. Do faktojmë me audio, me video me foto, çdo shkelje. Ne do të bëjmë një fushatë, në radhë të parë demokracinë, për përgjegjësinë e çdo kujt që tu rri larg të mbyturve që duan të mbytin Shqipërinë.”, tha Rama.

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot 61 kandidatët e ekipit që garon në zgjedhjet e 30 qershorit. Fjala e Ramës u fokusua tek opozita dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje. Rama akuzoi Berishën si njeriun që mban peng PD, LSI-në si partia që bleu votat e PD në 2017, si dhe i bëri thirrje prokurorisë për herë të parë të hetojë dosjet 339 dhe 184.

(F.g & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama krimi zgjedhor zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama krimi zgjedhor zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll