Politike

Rama thirrje 61 kandidatëve: Trokisni në çdo derë edhe aty ku s’ka kandidatë

18 Maj 2019, 09:18 Nga DOSJA
Rama thirrje 61 kandidatëve: Trokisni në çdo derë edhe aty

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu ka thënë sot 61 kandidatëve të Partisë Socialiste që të zhvillojnë një fushatë normale në 61 bashki, edhe aty ku s’ka kandidatë.

Kryeministri tha se kjo do të jetë fushata më intesive që socialistët kanë bërë ndonjëherë. Objektivi tha ai, nuk është fitorja në numra, por rritja e kontakteve njerëzore.

“31 maji është çelja e fushatës, rrugëtimi drejt 30 qershorit. Oferta nuk është e plotë. Në vend të një humbje me nder në këtë garë zgjedhore ku me siguri mu d t’i fitonin disa bashki, zgjodhën rrugën e një disfate me qeder për Shqipërinë, që do tu mbetet bashkë me turpin në derë. Nuk garuan nga frika e përballjes me ne. Në një pjesë të bashkive nuk do të ketë më shumë se 1 kandidat, por sidoqoftë do të ketë fushatë, madje intensive për nga numri i kontakteve me njerëzit. Edhe në bashkitë ku ka kandidatë nga parti të tjera, dhe të pavarur, objektivi nuk është thjesht të fitojmë bashkinë por të realizojmë numrin më të madh të kontakteve njerëzore”-tha Rama.

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi sot 61 kandidatët e ekipit që garon në zgjedhjet e 30 qershorit. Fjala e Ramës u fokusua tek opozita dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje.

Rama akuzoi Berishën si njeriun që mban peng PD, LSI-në si partia që bleu votat e PD në 2017, si dhe i bëri thirrje prokurorisë për herë të parë të hetojë dosjet 339 dhe 184.

Rama njoftoi të gjithë ata që do duan të prishin zgjedhjet, se do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll