Politike

8 muaj i përfunduar, Stadiumi i Tropojës ende i painaguruar, manovrat elektorale të kryetarit të bashkisë

18 Maj 2019, 10:30 Nga DOSJA
8 muaj i përfunduar, Stadiumi i Tropojës ende i painaguruar, manovrat

TROPOJË- Stadiumi i Tropojës pothuajse është përfunduar që në Tetor të 2018-ës. Sipas burimeve të Dosja.al, Bashkia e Tropojës nuk po e inaguron këtë stadium duke marrë shkas nga mosvendosja e rrjetave dhe vijëzimeve që shumë qartë duket një neglizhencë nga ana e tyre.

Burime për Dosja.al thonë se shkak për mosinaugurimin e stadiumit është bërë vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhje, ndërsa kryebashkiaku i Tropojës Besnik Dushaj, inaugurimin do ta bënte në çelje të fushatës. Duke u nisur nga situata aktuale politike, stadiumi si duket do të pres akoma për prerjen e shiritit. 

Përshkak të kësaj situate të krijuar nga mosinaugurimi i stadiumit, i cili do të hapte dyert kështu jo vetëm për sportdashësit vendas, por për të gjithë të rinjtë e grupmoshave, këta të fundit detyrohen të stërviten në një palestër shkolle me parket. 

Dosja.al mëson se grupmoshat, ndeshjet që duhen realizuar brenda grupmoshave i realizojnë në një fushë në Kamëz. Përveç këtij fakti, mungesa e financimeve nga ana e Bashkisë, bën familjarët e sportistëve të grupmoshave, duhet të paguajnë vetë shpenzimet për udhëtimin e tyre. 

Po ashtu, mësohet se ndërsa grupmoshat janë në ‘play off’ dhe nuk kanë ku të stërviten, stadiumi i restauruar i Tropojës mbahet prej 8 muajsh në dry, gjithçka për shkak të manovrave elektorale të kryebashkiakut të Tropojës.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besnik dushaj stadiumi i tropojës besnik dushaj stadiumi i tropojës

Sondazh

Poll