Politike

Rama për ndodhitë brenda PS-së: Debatojmë çdo ditë, marrim edhe kot tavolinave, por…

18 Maj 2019, 10:11 Nga DOSJA
Rama për ndodhitë brenda PS-së: Debatojmë çdo

TIRANË- Gjatë prezantimit të 61 kandidatëve socialist për zgjedhjet lokale, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për socialistët.

Në fjalën e tij, Rama tha se të gjithë socialistët janë të gjithë për një dhe një për të gjithë duke treguar kështu edhe unitetin e tyre.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Një luftë ku përballem përditë me problem. Lufta, korrupsioni, tarafi nuk janë vetëm brenda nesh por edhe jashtë nesh. Njëherë marr frymë lirisht se i zgjidhëm një hall një personi të thjeshtë. Pastaj mbytem sërish se del një tjetër problem. 6 vjet më parë e kemi mbajtur edhe ritmin edhe unitetin edhe lodhjen. Kemi pasur dilemat, hatërmbetjet dhe zhgënjimet tona. Ne nuk na përçan dot asgjë dhe askush. Jemi një për të gjithë dhe të gjithë për një. Debatojmë çdo ditë, marrim edhe kot tavolinave por në të mirë të vendit. Pikërisht sepse mund të ndodhi kështu që një shumicë të ndodhet e bashkuar. Kush udhëheq gjykohet. Po ku është parë që të drejtën për të zgjedhur ta marrin me dhunë disa që nuk kanë popull me vete.

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi 61 kandidatët e ekipit që garon në zgjedhjet e 30 qershorit. Fjala e Ramës u fokusua tek opozita dhe vendimi për të mos hyrë në zgjedhje. Rama akuzoi Berishën si njeriun që mban peng PD, LSI-në si partia që bleu votat e PD në 2017, si dhe i bëri thirrje prokurorisë për herë të parë të hetojë dosjet 339 dhe 184. Rama njoftoi të gjithë ata që do duan të prishin zgjedhjet, se do t’ju ndalohet hyrja në SHBA dhe BE.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps socialistet edi rama ps socialistet

Sondazh

Poll