Sport

Papunësia e Mourinhos zgjat shumë pak, ja ku do e shohim portugezin përgjatë verës

30 Prill 2021, 17:21 Nga DOSJA
Papunësia e Mourinhos zgjat shumë pak, ja ku do e shohim portugezin

ANGLI-Më datë 19 prill Jose Mourinho u shkarkua nga stoli i Tottenham. Presidenti i klubit Daniel Levy vendosi t’i japë fund kësaj situate, pas pothuajse një viti e gjysmë, duke e vlerësuar si të pashpresë përpjekjen e skuadrës për të kapur Zonën Champions. Megjithatë statura e portugezit bën që ai të mos mbetet pa punë. Kështu Mourinhon do e shohim përsëri përgjatë verës, por këtë herë jo në krye të pankinës. Nga një punë e humbur, tashmë 2 të tjera janë në dorën e tij.

58-vjeçari do të punojë si gazetar për tabloidin “The Sun” përgjatë Kampionatit Europian që do të mbahet këtë verë. Gjithashtu gjatë zhvillimit të këtij kompeticioni do të analizojë ndeshjet për “TalkSport”. Ndërkohë dera për një kontratë me një klub të ri mbetet e hapur për sezonin e ardhshëm.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport josë mourinho tottenham josë mourinho tottenham

Sondazh

Poll