Sport

Lockdown nuk ndikon, finalja e Champions League do të luhet në Stamboll

30 Prill 2021, 15:20 Nga DOSJA
Lockdown nuk ndikon, finalja e Champions League do të luhet në

ZVICER – UEFA ka konfirmuar se finalja e Champions League do të luhet sipas programit në Stamboll, pavarësisht infektimeve në rritje me Covid-19 dhe faktit që prej 29 prillit, në Turqi hynë në fuqi masat e shtrënguese të lockdown.

“Finalja e Champions-it do të zhvillohet në Stamboll më 29 maj, me një numër të limituar spektatorësh dhe ne kemi marrë garancitë se izolimi i përkohshëm që do të jetë në fuqi deri më 17 maj nuk do të ketë ndonjë ndikim për ndeshjen”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka njoftuar, se mbyllja do të zgjasë deri më 19 maj, si një mënyrë për të luftuar numrin në rritje të infektimeve dhe humbjeve të jetëve. Ndërkohë, që finalja e Champions League është planifikuar për më 29 maj, në stadiumin “Olimpic Ataturk” të Stambollit.

Megjithë situatën problematike të koronavirusit në këtë vend, përpos finales së Champions League në futboll, Turqia ka konfirmuar edhe zhvillimin e garës së Grand Prix në Formula 1, e cila është programuar për t’u zhvilluar më 12-13 qershor.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “olimpic ataturk” të stambollit. finalja e champions league presidenti turk tayyip erdogan stamboll uefa ka konfirmuar “olimpic ataturk” të stambollit. finalja e champions league presidenti turk tayyip erdogan stamboll uefa ka konfirmuar

Sondazh

Poll