Sport

De Ligt nuk kërkon justifikime: “Na duhet më shumë për të fituar”

30 Prill 2021, 17:20 Nga DOSJA
De Ligt nuk kërkon justifikime: “Na duhet më shumë për

ITALI – Juventus po kalon një moment delikat, por Matthijs de Ligt nuk kërkon justifikime për vrapimin që bardhezinjtë duhet të bëjnë për të mbrojnë vendin në Champions League. “Ne jemi të zhgënjyer, qëllimi ynë ishte të merrnim tri pikët në ndeshjen kundër Fiorentinës, por kjo nuk ndodhi. Unë mendoj se duhet të bëjmë më shumë për t’i fituar ndeshjet, sidomos në këtë fazë të sezonit, ku sukseset janë shumë të rëndësishme. Ne kemi nevojë për më shumë guxim kur kemi topin, një mentalitet tjetër, mbrojtje më të mirë si ekip,”– ka deklaruar mbrojtësi holandez.

“Përpara mendonim për “Scudetto”, tani jo. Tani qëllimi ynë është të renditemi të dytët. Ne kemi një ekip shumë të fortë që duhet të luftojë për vendin e parë, por për momentin shanset janë minimale, kështu që fokusi ynë është vendi i dytë”, shtoi ai në “Sky”.

Pastaj dhe një autokritikë: “Mendoj se jam në mesin e cilësive të mia dhe nuk jam i lumtur që kam shënuar vetëm një gol, unë dua të përmirësohem për këtë. Por ne kemi nevojë për rritje të përgjithshme. Në këtë periudhë ka plot ndeshje të rëndësishme dhe unë dua të shënoj më shumë për të ndihmuar ekipin”.

Për të ardhmen: “Për mua është një nder të luaj për Juven dhe të mendoj se një ditë do të jem kapiteni i kësaj skuadre. Por kjo nuk është e rëndësishme tani, duke qenë se ka katër kapitenë në skuadër, lojtarë me përvojë që kanë luajtur këtu për vite me rradhë. E rëndësishme për mua është të luaj mirë, të ndihmoj ekipin dhe pastaj trajneri do të vendosë kush do të jetë kapiten, por ky nuk është qëllimi im për momentin.”

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league fiorentinës juventus matthijs de ligt mbrojtesi holandez scudetto champions league fiorentinës juventus matthijs de ligt mbrojtesi holandez scudetto

Sondazh

Poll