Sport

Tragjedi në Japoni: Hibikiryu nuk ia doli, vdiq një muaj pas dëmtimit

30 Prill 2021, 12:48 Nga DOSJA
Tragjedi në Japoni: Hibikiryu nuk ia doli, vdiq një muaj pas

JAPONI – Një mundës sumo vdiq një muaj, pasi ra me në kokë gjatë një ndeshjeje, çka ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me kujdesin e luftëtarëve, duke konsideruar vonesën për shpëtimin e tij “të pafalshme”. Videoja e 28-vjeçarit Hibikiryu, të shtrirë për disa minuta para se të merrte ndihmën mjekësore, ka shkaktuar kritika dhe pyetje, pse mjekët nuk ishin të pranishëm në atë event.

Mundësi, emri i vërtetë i të cilit ishte Mitsuki Amano, ishte shtruar në spital pas aksidentit më 26 mars. Ai vdiq të mërkurën, nga dështimi akut i frymëmarrjes, sipas raporteve nga Shoqata e Mundjes Sumo të Japonisë, e cila shkruan: “Shpirti i tij u prehtë në paqe. Ne i shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë”,- thuhej në një deklaratë.

Mjekët në ndeshjet sumo, nuk ulen në rreshtin e parë dhe është zakon të presim që mundësit të ngrihen vetë, pasi ata bien në tokë. Shoqata Mundjes Sumo tha se “një lidhje e shkakut midis vdekjes së mundësit dhe dëmtimit të tij, është ende e paqartë. Për sa i përket përmirësimit të sistemeve të urgjencës mjekësore, ne do të njoftojmë diçka kur të vendosim zyrtarisht,”– i tha një zëdhënës i kësaj shoqate agjensisë Afp.

Ndërkohë, gazeta “Sports Nippon”, duke shkruar për ngjarjen, raporton: “Tronditja e ‘tachiai’ (akuza fillestare e ndeshje) është më shumë se një ton. Tronditja dhe joshja e mundjes sumos janë të mbushura me rrezik”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport 28-vjeçarit hibikiryu mitsuki amano shoqata mundjes sumo 28-vjeçarit hibikiryu mitsuki amano shoqata mundjes sumo

Sondazh

Poll