Sport

Allegri viziton Torinon, shtohen zërat për rikthimin e tij te Juventusi

30 Prill 2021, 10:33 Nga DOSJA
Allegri viziton Torinon, shtohen zërat për rikthimin e tij te

ITALI – Massimiliano Allegri të enjten ishte në Torino, gjë që është komentuar si një tregues më shumë se ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit. ‘Zonja e Vjetër’ po lufton për një vend në katërshen e Serie A, ndërkohë që po përflitet, se Andrea Pirlo mund të shkarkohet, pavarësisht nga pozicioni i bardhezinjve në fund të sezonit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Massimiliano Allegri është kandidati kryesor për të zëvendësuar ish-mesfushorin italian në stolin e ‘Zonjës së Vjetër’. Fakti që ai u pa në Torino shton hipotezën se ai mund të kthehet në krye të pankinën, dy vjet pasi u shkarkua.

Max ende zotëron një shtëpi në Torino dhe djali i tij luan futboll në një ekip me qendër në qytetin alpik. Raporti konfirmon, se Fabio Paratici dhe Pavel Nedved do të largohen nga klubi nëse Allegri rikthehet. Gjithashtu edhe e ardhmja e Andrea Agnelli është në dyshim. Të dy, Paratici dhe Nedved, e shtynë Agnellin të shkarkojë Allegrin në vitin 2019, ndërkohë që kontratat e tyre skadojnë në fund të sezonit.

Drejtori i Exor-it, John Elkann u takua me Agnellin në qendrën stërvitore të Juventusit të mërkurën për të diskutuar strategjitë e ardhshme të pronarëve të klubit. Rezultatet e dobëta të Juventusit këtë sezon dhe pozicioni i Agnelli me UEFA-n dhe FIGC pas fiaskos së Superligës Europiane mund të çojë në lamtumirën e tij. Alessandro Nasi dhe Evelina Christillin janë midis kandidatëve për të zëvendësuar Agnelli, ndërsa drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli mund të bëhet drejtori i ri sportiv i Juventusit.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” andrea agnelli fabio paratici john elkann massimiliano allegri pavel nedved. “la gazzetta dello sport” andrea agnelli fabio paratici john elkann massimiliano allegri pavel nedved.

Sondazh

Poll