Sport

Zhang, presidenti i Interit zbret në fushë dhe motivon lojtarët: Dua një sforco të fundit për titullin kampion

30 Prill 2021, 14:54 Nga DOSJA
Zhang, presidenti i Interit zbret në fushë dhe motivon lojtarët:

ITALI-Steven Zhang përfundoi vizitën e tij në Appiano Gentile. Presidenti i Interit kaloi nëpër fushat e qendrës stërvitore rreth orës 11.30 dhe pas stërvitjes u takua me Antonio Conten dhe ekipin për t’i ngarkuar ata në funksion të ndeshjes që do të luhet ditën e shtunë kundër Crotones.

Siç raporton “Ansa”, Zhang tha se ishte krenar për ta për një udhëtim të jashtëzakonshëm, falënderoi djemtë për çfarë kanë bërë deri më tani dhe theksoi se tani kërkon një sforco të fundit. Në fund, një përqafim i gjatë me Conten.

Të pranishëm në Pinetina ishin edhe dy drejtuesit e klubit zikaltër, Alessandro Antonello dhe Beppe Marotta, Vëmendja e tij ishte e përqendruar në grupin e skuadrës dhe në aspektet motivuese. Ditët e fundit ishte shfaqur mundësia që ai të ndiqte ndeshjen ndaj Crotones, por nuk do të jetë kështu.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter zhang inter zhang

Sondazh

Poll