Sport

Shorti i Kupës së Botës 2023 për femra: Shqipëria njeh rivalet, përballë edhe Kosova

30 Prill 2021, 13:07 Nga DOSJA

ZVICER – Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, Shqipëria është shortuar në grupin F, ku do të ketë përballë 5 skuadra. Kundërshtaret e vajzave tona, në këto eliminatore do të jenë: Norvegjia, Belgjika, Polonia, Kosova dhe Armenia.

Fushata eliminatore do të nisë në muajin shtator të këtij viti dhe do të përfundojë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku 9 vendet e para do të kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura do të kalojnë në fazën play-off, që do të zhvillohet në muajin tetor 2022. Ndërkaq, së shpejti do të jetë gati edhe kalendari i ndeshjeve të vajzave kuqezi dhe datat kur do të luhen sfidat.

Pjesëmarrja në këtë event përbën një moment historik për futbollit e femrave kuqezi, pasi për herë të parë Shqipëria është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, ku renditet në vendin e 33-të, duke lënë pas shtete, si Izraeli, Maqedonia e Veriut, Turqia, Mali i Zi, etj. Në të njëjtën vazo me Kombëtaren tonë ishin edhe Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Islanda, Greqia, Hungaria, Bjellorusia, Kroacia dhe Azerbajxhani.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport belgjika grupin f kosova dhe armenia. norvegjia polonia shqiperia vendin e 33-të belgjika grupin f kosova dhe armenia. norvegjia polonia shqiperia vendin e 33-të

Sondazh

Poll