Sport

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë, e katërta për të në historinë e basketit për meshkuj

30 Prill 2021, 14:47 Nga DOSJA

DURRES – Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas suksesit në finalen përballë Goga Basket. Ndeshja përfundoi me rezultatin 90-84, me një lojë që u dominua nga blutë e drejtuar nga Milatoviç.

Pavarësisht rivalitetit, Teuta ishte gjatë gjithë ndeshjes në epërsi dhe ia doli të siguronte trofeun e parë, prej rikthimit të basketbollit në parket, pas ndalesës për shkak të pandemisë.

Ky është trofeu i katërt i Kupës së Shqipërisë për skuadrën e Teutën në historinë e basketit për meshkuj, që tashmë pretendon të fitojë edhe titullin kampion, trofe i cili i mungon prej vitit të largët 1955.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport goga basket kupën e shqipërisë në basketboll për meshkuj teuta goga basket kupën e shqipërisë në basketboll për meshkuj teuta

Sondazh

Poll