Politike

Përfundon numërimi i votave në Tiranë! Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi kryesojnë listën e PS! Listën e PD e kryeson Bash

30 Prill 2021, 07:15 Nga DOSJA

TIRANË–Ka përfunduar procesi i numërimit të të gjithave kutive për votat e kandidatëve për deputet në Tiranë.

Nga të dhënat e deritanishme, të publikuara nga KQZ, në listën e kandidatëve të PS-së, kryeson Fatmir Xhafaj me 16738  vota, pas tij, më i votuari në radhët e PS-së rezulton Ornaldo Rakipi me 15697 vota. Në vend të tretë nga radhët e PS është Belinda Balluku me 15,361, e ndjekur nga Etjen Xhafaj me 12,782 vota.

Listën e kandidatëve më të votuar të PD së në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16186 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13852 vota dhe Belind Këlliçi me 11581 vota.

Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3420 vota, Monika Kryemadhi me 2446 vota dhe Floida Kërpaçi me 1644  vota. KQZ ka konfirmuar tashmë deputetët që dalin nga lista e PD, PS dhe LSI në kyeqytet.

(Shenja ‘tik’ është për kandidatët që janë mandatuar për deputet).

 

 

 

 

Vetëm 3 kandidatë thyen herësin!

Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm është senatori i parë socialist që thyen herësin në qarkun e Tiranës. Partisë Socialiste i duhen 12 mijë e 602 vota për të marrë një mandat dhe ky është kufiri që e ndan kandidatin poshtë listës së sigurtë të kryetarit për t’u ngjitur në pjesën sipër. Fatmir Xhafaj ka marrë 12 564 vota, duke e thyer listën.  Orlando Rakipi ka qënë supriza e këtyre zgjedhjeve për shkak se ka thyer herësin dhe ka siguruar një vend të sigurtë në Kuvend. Rakipi, i cili ishte në vend të 30 në listën e PS-së në Tiranë me 15471 votat që ka marrë i ka zënë vendin Ervin Bushatit.    Nga radhët e Partisë Demokratike, e ka thyer herësin duke siguruar mandatin në Kuvend, Luçiano Boçi me 11,067 vota. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar tashmë listën finale të 140 deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. 140 emrat e rinj, mes tyre figura të njohura por edhe shumë të rinj, do të ulen në karriget e Kuvendit në shtator të këtij viti, në nisje të sesionit të ri parlamentar dhe do të japin votën e tyre për krijimin e qeverisë së re.

Dosja.al ju sjell në kohë reale rezultatet për secilin kandidat. KLIKO KËTU Në platformë mund të shihni se në cilin qark kandidojnë dhe sa vota kanë marrë kandidatët nga qytetarët.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 votat e kandidateve 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll