Politike

Fitoi mandatin e deputetit me 5426 vota, Dashamir Shehi falenderon qytetarët: Betejën do ta vazhdoj në emrin tim, u mirëutak

30 Prill 2021, 06:27 Nga DOSJA
Fitoi mandatin e deputetit me 5426 vota, Dashamir Shehi falenderon

TIRANË– Dashamir Shehi ka falenderuar të gjithë qytetarët që i dhanë besimin për të qënë për katër vite në Kuvend. Me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’ ai shkruan se do ta shfrytëzojë mandatin e tij për të ngritur zërin për problemet e qytetarëve.

POSTIMI:

Miq, shokë, dashamirës, ju FALENDEROJ për mbështetjen tuaj në këtë muaj të vështirë. ju FALENDEROJ të gjithë ju që u angazhuat në fushatën time, që u angazhuat për t’i ruajtuar votat dhe mbi të gjithë ju që më besuat me votë. Unë si përherë do ta shfrytëzoj mandatin tim për të ngritur zërin për problemet dhe cështjet tona duke shpresur se zëri im do të ketë peshë dhe mund të sjellë një ndryshim. Sigurisht që më vjen shumë keq për këtë rezultat, për këtë dhunë mbi lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, por betejën do ta vazhdoj! Do ta vazhdoj në emrin tim dhe në emrin e mijërave votuesëve që më besuan mua personalisht! Do të kem nevojë për mbështetjen tuaj, derisa të rikthejmë në Shqipëri, lirinë, demokracinë dhe Europën. U mirëutakofshim përsëri miqtë e mi. Miqësisht, Dash Shehi.

Dashamir Shehu mundi të siguronte në këtë fushatë zgjedhore 5 mijë e 425 vota nga qytetarët shqiptarë, duke i dhënë mundësinë që të jetë i pranishëm në Kuvend.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dashamir shehi shqiperia voton 2021 dashamir shehi shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll