Politike

“Nuk kam parë si ju”, Rama tregon bisedën me irlandezin e moshuar: Po të mos ishte Berisha, ndryshe do ishte situata në

29 Prill 2021, 21:07 Nga DOSJA
“Nuk kam parë si ju”, Rama tregon bisedën me irlandezin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar një histori se si një burrë i vjetër irlandez është habitur me shqiptarët dhe me sjelljen e tyre në përfaqësi ndërkombëtare. Rama tha se irlandezi i kishte rrëfyer se ishte pataksur kur kishte parë që ndryshe nga shqiptarët, të tjerët çfarë nuk i thonë njëri-tjetrit në ballafaqim, më pas janë për drekë.

Këtë gjë Rama e ciëlsoi si marrjen e një përgjegjësie të re teksa përmendi dhe Sali Berishën. Për Ramën, Berisha është gjenerator i një konflikti permament që ka një karakter të mbrpshtë dhe që mban ende peng Partinë Demokratike. 

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Më ka thënë një irlandez, më ka thënë…ishte burrë i vjetër, më ka thënë ‘dëgjo unë kam parë shumë, kam qenë i përfshirë edhe në diskutimet që bënte parlamenti Europian me palestinezët dhe izraelizët, por si ju unë nuk kam parë dhe nuk do ta kuptoj se çfarë ju bën juve ata që bëheni kur uleni në ballafaqime. Dhe jam pataksur kur kam parë se të gjithë ata që çfarë nuk i thonë njëri-tjetrit në ballafaqim, më pas janë për drekë.

Blendi Fevziu: Kjo ndodh gjithmonë

Edi Rama: Nuk ka lidhje tani Fevzi të lutem

Blendi Fevziu: Këtë e dinë, ma bëjnë në studio, këtej zihen dhe në publicitet bëjnë gallata.

Edi Rama: Kjo është çështje e marrjes së një përgjegjësie të re. kjo ka ardhur për një arsye shumë të thjeshtë, quhet Sali Ramë Berisha. Nëse Sali Berisha nuk do të quhej Sali Berisha, politika do të ishte ndryshe, ai është autori i konflikteve

Artan Hoxha: Edhe i marrëveshjeve të mëdha

Edi Rama: Unë po flas për frymën, ato janë një tjetër story. PD-ja mbetet peng i atij njeriu, nëse ai nuk do të ishte Kumbari i asaj partie, situata pas humbjes do të ishte ndryshe. Do të dilte njëri dhe do të thoshte jo ke humbur dhe do të bëhem unë kryetar partie. Po kjo gjë nuk ndodh. Unë flas për një gjenerator të një konflikti permament. Ai është karakter i mbrapshtë por është lider.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kur ka thënë se nuk e kishte aspak idenë se sa vota kishte marrë në Vlorë apo në Durrës, qarqet ku dhe ka kandi...