Politike

Vjosa Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren, i kthen reston Ramës, nuk e përmend në mesazhin e saj

30 Prill 2021, 05:16 Nga DOSJA
Vjosa Osmani uron Partinë Socialiste për fitoren, i kthen reston

KOSOVË– Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri ka dy ditë që është bërë publik, mirëpo presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zgjodhi të reagojë mbrëmjen e djeshme duke uruar PS për fitoren dhe PD për fushatën elektorale.

Në urimin e saj të shkurtër, nuk përmend në asnjë rresht bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe “ka harruar” Ramën në urimin e saj “të ftohtë”.

“Urime Partisë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit. Përgëzoj Partinë Demokratike dhe gjithë partitë e tjera për garën zgjedhore. Uroj që të gjithë përfaqësuesit politik të kontribuojnë në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe bashkëpunimit me Kosovën”, shkruan Osmani në Twitter.

Kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente, Edi Rama bëri një postim të shkurtër dhe të “thatë” duke shkruar se zgjedhja e presidentit i hap rrugë realizimit të programit qeverisës së Albin Kurtit, duke shtuar një urim: Qoftë punë e mbarë për popullin!

Pse janë kaq ‘të ftohta’ marëdhëniet mes Ramës dhe Vjosës?

“Krisja” mes Ramës dhe Osmanit u vu re gjatë vizitës së saj zyrtare si presidente në detyrë e Kosovës, disa kohë pas largimit të Hashim Thaçit për t’u gjykuar në Hagë. Osmani takoi dhe zhvilloi konferencë për shtyp me të gjithë kokat e politikës shqiptare përveç kryeministrit Rama, i cili nuk denjoi as të dëgjonte fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama vjosa osmani edi rama vjosa osmani

Sondazh

Poll

Politike 29 Prill 2021, 20:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka surprizuar kur ka thënë se nuk e kishte aspak idenë se sa vota kishte marrë në Vlorë apo në Durrës, qarqet ku dhe ka kandi...