Politike

Doli pa mandat deputeti, reagon për herë të parë Ervin Bushati: Punova fort, ndjeja se kisha përgjegjësinë për të gjith

30 Prill 2021, 05:40 Nga DOSJA
Doli pa mandat deputeti, reagon për herë të parë Ervin

TIRANË– Ervin Bushati nuk do të jetë në Kuvend pasi ka marrë një numër të pakët të votave nga qytetarët. Edhe pse renditej i treti në listën e socialistëve, Bushati ishte në mesin e kandidatëve më pak të votuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se e rëndësishme është fitorja e PS-së duke vijuar të thotë se ka marrë një rezultat më të mirë se të vitit 2017, dhe për këtë i njeh vetes padyshim një pjesë të meritës.

POSTIMI:

TË PUNOJMË PËR PS. Unë si qytetar i Tiranes, i pari i kryesise se PS Tiranes, punova fort per objektivin e Partise Pocialiste: pastër fair dhe suksesshëm. PS Tiranë mori një numër rekord votash +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Në cilësinë e Kryetarit të PS të Tiranës ndjeja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jone te shkonte per te miren e madhe: #PS12

Falenderoj mbeshtetesit e mi për gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë po perseri per mbeshtetesit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranes per pritshmerite individuale: me e rëndesishme dhe më e bukur është FITORJA E MADHE E PS! Tani na pret nje punë edhe më e madhe!!! Kryetari PS Tiranë, Ervin Bushati.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ervin bushati shqiperia voton 2021 ervin bushati shqiperia voton 2021

Sondazh

Poll